Politike

Mitsotakis: Rruga europiane e Tiranës kalon nga Athina

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis në ditën e fundit të fushatës elektorale për zgjedhjet për Parlamentin Europian, i kujtoi Tiranës dhe Shkupit se rruga për në Bashkimin Europian kalon nga Athina.

“Pas të dielës qeveria greke nuk duhet të konsumohet në diskutime për përqindjet elektorale, por duhet të jetë në gjendje të vazhdojë politikën e një Greqie të fortë, duke i dërguar mesazhin fqinjëve tanë veriorë, se rruga e Shkupit dhe e Tiranës për në Bruksel domosdoshmërisht kalon nga Athina. Dhe se vetëm respektimi i ligjshmërisë dhe traktateve ndërkombëtare mund të japë dritën jeshile”, tha Kyriakos Mitsotakis, Kryeministër i Greqisë.

Analistët besojnë se, Partia Demokracia e Re, e cila përfaqësohet nga Kyriakos Mitsotakis do të arrijë fitore në zgjedhjet e së dielës për Parlamentin Europian. Kyriakos Mitsotakis u ka bërë thirrje grekëve të votojnë në zgjedhjet e Parlamentit Evropian për të mbrojtur interesat e vendit, dhe forcimin e të ardhmes.

Partia qeverisëse e qendrës së djathtë të Mitsotakis, Demokracia e Re kryeson lehtësisht në sondazhet e fundit, e ndjekur nga partia kryesore opozitare e majtë Syriza dhe partia socialiste PASOK në vendin e tretë. Demokracia e Re udhëhoqi edhe në zgjedhjet e fundit të Parlamentit Evropian në 2019.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë