Nga Gazeta Si – Në konferencën për shtyp të Dragan Stojković, mori pjesë edhe golashënuesi më i mirë në historinë e Serbisë, Aleksandar Mitrović.
Ai nuk e zbuloi nëse do të jetë në formacionin titullar, por theksoi se ndihet shumë më mirë pas dëmtimit dhe është gati për aktivizim.
“Unë ndihem mirë pas dëmtimit, kam rifituar ritmin, kanë ardhur golat dhe asistët, fizikisht jam kthyer në formë. Shpresoj ta vazhdoj këtë ecuri nëse kam mundësi të luaj. Ndoshta fakti që jam këtu në konferencë është një shenjë.”
Stojković e konfirmoi hapur sulmuesin si titullar për duelin ndaj Shqipërisë.
Përballja me Shqipërinë do të zhvillohet të shtunën, në orën 20:45 në stadiumin e Leskovcit – diçka që Mitrović e priti me kënaqësi.
“Këtu jam si në shtëpi – jam afër gjyshit dhe më bën mirë, jo vetëm mua, por të gjithëve. Jemi gjithmonë pritur shkëlqyeshëm këtu; atmosfera është pozitive dhe mbështetja e madhe që nga momenti kur dalim në nxemje. Kemi pasur vetëm rezultate pozitive në Leskovc dhe shpresoj ta vazhdojmë këtë edhe me Shqipërinë.”
Serbia ka nevojë për fitoren në këtë ndeshje për të siguruar vendin në play-off për Kupën e Botës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



