Vetëm dy minuta dhe gjithçka u kthye si katër vjet më parë, në kohen e ethshme të fushatës zgjedhore, kur Covid-i as imagjinohej.
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha u prit në Kavajë nga dhjetëra demokratë, para se ai të vijonte axhendën me takime me qytetarë dhe sipërmarrës të këtij qyteti.
“Vër maskën…”, i drejtohet Basha njërit prej demokratëve që e priti sapo zbriti nga makina.
“Si jeni ju atje?, pyet dikë tjetër në mes të turmës.
“Rama ik, Rama ik” , thërrasin demokratët
“Ju falënderoj nga zemra për këtë pritje”, përgjigjet Basha duke ngritur dy gishtat lart.
“Mezi po të presin”, ndërhyn mes zhurmës Grida Duma që drejton fushatën në emër të PD-së në atë zonë
“Fitore, fitore, fitore…”, brohorasin serish demokratët.
Me ndihmën e truprojës, Basha hip mbi makinë që të dëgjohet më mirë.
“Ça bëhet këtu…! Zëri i Kavajës ka qenë zëri i ndryshimit dhe kështu do jetë gjithmonë.
Një porosi ju lutem mbajmë pak distancë se jemi shume afër njeri tjetrit. Ju falënderoj nga zemra për këtë pritje. Bashkë për ndryshimin, Shqipëria fiton!”, tha kreu i PD-së, i cili me pas “iu dorëzua” rutinës së takimeve ditore të imponuara edhe nga Covid-i.
Vetëm pak minuta para se ai të mbërrinte në Kavajë, Komiteti Teknik do të ruante masat kufizuese, ndër to edhe ndalimin e grumbullimeve mbi 10 veta.
.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



