Keshilla

Mitet e sigurisë në internet që po frikësojnë prindërit

Nëse besoni gjithçka që dëgjoni për fëmijët në internet, mund të mendoni se pedofilët apo dashakeqësit janë në të katërta cepat e kompjuterit. Po në internet ka shumë gjëra t këqija, por e vërteta është se ka edhe shumë gjëra të mira dhe disa ekspertë janë duke debatuar kundër panikut, që shqetëson prindërit në mënyrë të panevojshme. Fundja, ne nuk mund t’i kemi fëmijët tanë të sigurt, kur nuk e dimë nëse çfarë ndodh realisht. Këtu janë disa mite më të njohura rreth sigurisë në internet dhe shpjegimi se cila është e vërteta, duke lënë kështu pas shqetësimet tuaja.
Miti: Rrjetet sociale i rrezikojnë fëmijët nga sulmet kibernetike.
E vërteta: Ka shumë mënyra nga të cilët fëmijët, janë të rrezikuara nga sulmet kibernetike dhe rrjetet sociale janë thjeshtë një mënyrë e përshtatshme për të nisur gjithçka.
Realiteti është se fëmijët që përfshihen në këto ngjarje, kanë diçka tjetër që ju ka ndodhur dhe i detyron ata që të veprojnë në këtë mënyrë. Ata mund të kalojnë një krizë emocionale nga ngjarjet në shpëpi apo shkollë. Rrethanat e një komunikimi në internet, megjithëse nuk justifikon sjelljen, mund të t’i ndihmojnë prindërit dhe arsimtarët të shohin, shenjat e veprimeve të fëmijëve dhe të ndërhyjnë.
Miti: Duke i mësuar fëmijët që të mos flasin me të huajt nëpër rrjete sociale, është mënyra më e mirë për t’i mbajtur ata larg internetit.
E vërteta: Duhet t’i mësoni fëmijët se si të njohin sjelljet dashakeqëse, kudo e jo vetëm në internet.

Në botën e sotme, ku fëmijët e vegjël bashkëveprojnë me njerëz në internet, ata duhet të dinë kufirin e bisedës së duhur dhe të papërshtatshme. Fëmijët janë shpesh në presion nga miqtë e tyre për të folur për një sërë temash, si për shembull seksi, kështu që ata duhet ta dinë se është më mirë t’i mësoni si të heqin dorë nga këto biseda. Shkoni përtej faktit “rrezik nga një i huaj” dhe mësojini atyre të komunikojnë me kufi për këdo.
Miti: Rrjetet sociale i largojnë fëmijët
E vërteta: Shumica e fëmijëve janë shprehur se rrjetet sociale forcojnë marrëdhëniet e tyre me njëri- tjetrin apo me të tjerët.
Shumica e fëmijëve duan të argëtohen, të pushojnë dhe të kenë miq. Statistikat tregojnë se shumica e adoleshentëve pohojnë se rrjetet sociale kanë një efekt pozitiv mbi to. Sipas tyre ato janë një mënyrë ku, ata mund të shprehen dhe cilësia e marrëdhënieve në internet ka, një ndikim të madh në mirëqenien e tyre. Për shembull fëmijët i kanë përdorur internetin për kauza të ndryshme sociale.

Miti: Është e rrezikshme të postoni fotografi të fëmijëve tuaj në internet.
E vërteta: Nëse përdorni kodet e sigurisë në rrjete sociale dhe internet, asgjë nuk është e rrezikshme.

Edhe pse është e vërtetë që postimi i ndonjë fotografie në internet është i rrezikshme, ka mënyra për ti kufizuar rreziqet. Mund të përdorni cilësimet e aplikacioneve dhe sigurohuni që të jenë të vendosur vetëm për njerëzit më të afërt, tek të cilët ju besoni. Kufizoni audiencën tuaj dhe bëjini profilet privatë.
Një këshillë shumë e vlefshme për prindërit është se, nuk duhet të nxitoheni për të nxjerrë fotografi të fëmijëve në rrjete sociale. Ekspertët mendojnë se deri në moshën 13 vjeç nuk është e këshillueshme t’i nxirrni në rrjete sociale.
Miti: Kontrolli nga prindërit është mënyra më e mirë për të monitoruar aktivitet e fëmijëve në internet.
E vërteta: Mos harroni diçka thelbësore. Fëmijët mësojnë na ju. Kështu që tregojini me vepra se çfarë duhet të shikojnë në internet.
Për t'i mbajtur fëmijët tuaj të sigurt në internet dhe t'i rrisni ata njëkohësisht si qytetarë digjitalë të përgjegjshëm, të respektueshëm duhet më shumë sesa kontrolli prindëror. Për ata që nuk janë mësuar me internetin, kontrolli edhe mund të mposhtet nga fëmijët e vendosur, kështu që edukimi është mbi gjithçka. Vazhdoni të diskutoni vazhdimisht për sjelljet e përgjegjshme, të respektueshme në internet, të vendosni rregulla dhe pasoja për sjelljen e keqe./The Washington Post/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë