Futboll

Mitaj zgjedh Arabinë, bëhet shok skuadre me Benzemanë

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mario Mitaj, i surprizoi të gjithë me të ardhmen, teksa ditën e djeshme ka përfunduar kontrollet mjekësore në Arabinë Saudite për t’ju bashkuar skuadrës arabe të Al Itihad, ku militojnë yje të mëdhenj të futbollit botër, si Karim Benzema, Ngolo Kante, Fabinjo, etj.


Mbrojtësi kuqezi fillimisht është transferuar në formë huazimi, teksa klubi mund të ushtrojë të drejtën e blerjes në përfundim të këtij huazimi, një opsion që nuk është i detyrueshëm.

Mësohet se shqiptari do të përfitojë një pagë të majme prej 3 milionë euro në vit te skuadra e tij e re.
Për sa i përket shifrave të transferimit bëhet fjalë për për një huazim me vlerën 1 milion e 200 mijë euro dhe me të drejtë blerje për 5 milionë euro. Ndërkohë pasditen e sotme pritet t’I bashkohet ekipit kombëtarë në grumbullimin


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë