Kombetarja

Mitaj e pranon: Gabuam në 20 minutat e para, por duhet të përmirësojmë sulmin

Gazeta Si - Mbrojtësi Mario Mitaj ishte një nga lojtarët më të mirë në barazimin ndaj Çekisë. Në prononcimin pas ndeshjes ai tha se gabimi i kuqezinjve ishte në 20 minutat e para që i la kundërshtarët të luanin më shumë.

“E dinim që Çekia është një ekip shumë i fortë, sidomos fizikisht. Bëmë gabimin 20 minutat e parë që i lamë të luajnë shumë dhe vuajtëm duke vrapuar pas topit. Dua ato dy tre raste që kemi ti shfrytëzojmë më mirë”, u shpreh Mitaj.

Sipas tij mbrojtja e Shqipërisë sot ishte e mirë, por duhet të përmirësohet sulmi.  

“Kishim fat. Mbrojtëm mirë për mendimin tim, sepse nuk na shënuan gol, por duhet të përmirësojmë pak këtë pjesën e sulmit”, tha Mitaj.

“Unë thjesht mundohem që çdo lojë ta përmirësoj këtë pjesë të lojës që të dal më shumë dhe të ndihmoj në fazën e sulmit. Do mundohem edhe në ndeshjet e tjera që të dal më shumë dhe të ndihmoj në rastet që do të ketë”, shtoi mbrojtësi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë