Gazeta Si – Championsi, kompeticioni më i rëndësishëm për klubet europiane ka nisur në korrik, me turet e zakonshme paraeliminatore, por tashmë kemi skuadrën e parë që do të marrë pjesë në …edicionin 2023/2024.
Janë misteret e futbollit, kalendarëve dhe formulave të kampionateve. Në mes të shtator zakonisht sapo është luajtur xhiroja e parë ndeshjeve në grupe në Ligën e Kampionëve. Këtë sezon puna ka ecur përpara, sepse është Botërori në nëntor dhe të gjithë do të ndalen pak.

Por duke qenë se topi rrotullohet ashtu në mënyrën e vet, kemi një skuadër të kualifikuar që tani për sezonin e ardhshëm. Fatlumët janë kampionët e Ishujve Faroe, KI Klaksvik. Klubi në fjalë sapo ka fituar kampionatin, i dyti në tri vitet e fundit, kështu që do të marrë pjesë në Champions.
Sigurisht, do të niset nga turi i parë paraeilinator, duke ditur nivelin e ulët të futbollit në ishujt, që ndodhen mes Skocisë dhe Islandës.
KI me siguri nuk do të shkojë deri në fund të kampeticionit, por teksa gjithë klubet e mëdha analizojnë fillimin e sezonit për të kuptuar se cilat janë mundësitë për të zënë një vend në Europë, kampionët e Ishujve Faroe janë të qetë, sepse e kanë bërë detyrën.

Botërori nuk ka fare të bëjë për një kampionat, që përfundon në mes të shtatorit. Dimri i gjatë dhe i ftohtë bën që kampionati të nisë sapo nis pranvera e deri kur vera transfomohet në një vjeshtë mjaft të freskët.
Dhe duke qenë se janë 10 skuadra dhe luhen 27 ndeshje (3 faza), çështja është e zgjidhur. Pastaj vijnë skandinavët e tjerë, që gjithashtu e luajnë kampionati në një vit kalendarik. Ndërkohë, skuadra e parë e Championsit të ardhshëm është mësuar para se të luhen ndeshjet e treta në grup.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




