Lojëra me Dore

Mision i përmbushur, Alkaraz fiton të parën në Romë dhe kthehet numri 1 në botë

Gazeta Si – E nisi, duke pësuar një ‘break’, por ishte një alarm fals. Karlos Alkaraz vuajti në gjysmën e setit të parë ndaj Ramos Vinolas, megjithatë e mbylli në favor të tij 6-4, me një ‘break’ final. Spanjolli mbylli më pas llogaritë ndaj patriotit të tij me një 6-1.

Pikërisht Ramos Vinolas ka qenë lojtari i parë i mundur nga Alkaraz në debutimin në Atp. Mendohej se 20-vjeçari spanjoll do të impenjohej më pak për të qenë më i freskët për në Paris, por Alkaraz ka dëshirë për të luajtur dhe fituar, me buzëqeshje, si di ai. U ndal të shpërndante peshqirë dhe të firmoste autografë edhe pse ishte një i ftohtë i lagësht në Romë.

Alkarazit i mjaftonin 15 pikë në turneun italian për t’u ulur sërish në fronin botëror, duke spostuar Novak Gjokoviç. Për siguri ai prenotoi turin e dytë ndaj çekut Jiri Lehecka, finalist i Next Gen dhe ish-skiator premtues.

Një nisje pozitive për Alkaraz në Romë. “Nuk është kurrë i lehtë debutimi në një turne, – tha pas ndeshjes spanjolli. – Ramos është një kundërshtar i fortë, specialist në dhe, ndaj dhe duhej të përshtatesha shpejt”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë