Humbja 3-0 në ndeshjen e parë në “Camp Nou” e bën një mision të pamundur kalimin e Liverpulit në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve në “Vanda Metropolitano”. Por për derisa ka edhe 90 minuta lojë, ka edhe shpresë për ekipin e Jurgen Klop, që mbrëmjen e kësaj të marte do e presë në “Anfield” Barcelonën e Mesit me shok.
“The Reds” duket se do e mbyllin në mënyrën më zhgënjyese të mundshme këtë sezon futbollistik. Pa titullin kampion dhe pa trofeun e Ligës së Kampionëve, Liverpuli nuk e ka justifikuar aspak sezonin fenomenal që ka bërë këtë vit. Në ndeshjen e parë Liverpuli si gjithmonë ishte në sulm gjatë gjithë kohës, por Mane dhe Salah nuk ia dolën që të gjejnë rrugën e rrjetës. Egjiptiani si vitin e shkuar edhe këtë herë dëmtohet në pikën kyçe të sezonit, duke e humbur ndeshjen gjysmëfinale të kthimit. Me gjithë mungesat e mëdha, Liverpuli ka gjithë të drejtën që të paktën të futet në fushën e lojës me të drejtën për të ëndërruar.
Bracelona nga ana tjetër ka në dorë kalimin në finale, ku me shumë gjasë do të gjejë përballë Ajakasin e talenteve të mëdha. Katalanasit me fitoren në ndeshjen e parë në shtëpi, vetëm një mrekulli angleze mund t’i nxirrte jashtë këtij kompeticioni këtë sezon. Mesi, Suarez, Kutinjo edhe të tjerët janë lënë pushim fundjavën e shkuar me qëllimin e vetëm për të ruajtur energji për këtë ndeshje vendimtare të sezonit. Pritet një ndeshje e luftuar, ku nëse Liverpuli arrin të gjejë rrjetën në 10 minutat e para, mund të kemi disa gola dhe lojë të hapur.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




