Futboll

Mireti dhe ‘muri’ në mbrojtje, Juventusi kalon në Firence dhe i bën presion Interit

Gazeta Si – Fitore edhe në ‘Artemio Franchi’ për Juventusin, e katërta radhazi në kampionat dhe tashmë bardhezinjtë janë vetëm 2 pikë larg Interit kryesues. Ka vendosur një gol i Miretit ndaj Fiorentinës.

Skuadra e Masimiliano Alegrit nuk i ndahet Interit. Në javën e 11-të të Serisë A Juventusi ka bërë Juventusin, duke fituar 0-1 dhe duke marrë 3 pikë të çmuara në garën e titullit kampion.

Mjaftoi goli i Miretit në minutën e 10-të, por edhe një super Shezni, që në pjesën e parë evitoi golin e barazimit në dy raste, fillimisht ndaj Niko Gonzalez, pastaj në një goditje dënimi të Biragit.

Juventusi u mbrojt me të gjitha forcat në pjesën e dytë dhe në fund regjistroi fitoren e 8-të në kampionat. Bardhezinjtë kanë 26 pikë aktualisht, -2 nga zikaltrit e Inzagit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë