Ka ndodhur

Mirditë, vetëmbytet 56-vjeçari në rezervuarin e fshatit, nisin kërkimet për trupin

Nga Gazeta Si- Një ngjarje e rëndë është shënuar sot rreth orës 05:55 në Mirditë. Policia informon se në rezervuarin e fshatit Gëziq, Mirditë, dyshohet se është vetëmbytur shtetasi N. N., 56 vjeç, banues në fshatin Gëziq.

Paraprakisht dyshohet se 56 vjeçari vuante nga shëndeti mendor. Për gjetjen e trupit të 56 vjeçarit janë nisur polumbarët e Forcave Speciale Renea.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë