Nga Gazeta Si- Një 65-vjeçar me iniciale N.K ka denoncuar humbjen e kontaktit me djalin e tij i cili prej një viti ndodhet në Gjermani.
Burime zyrtare njoftuan sot se i moshuari ka rrëfyer gjatë denoncimit të tij se i kishte humbur kontaktet me djalin prej 6 ditësh, i cili ka emigruar në Gjermani që prej muajit tetor të vitit të kaluar.
Prej gjashtë ditësh E.K. 30 vjeç, nuk ka kryer asnjë telefonatë me familjarët, edhe pse këta të fundit janë përpjekur vazhdimisht që ta gjejnë, edhe nëpërmjet të njohurve apo personave që kanë dijeni.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.