Ka ndodhur

Mirditë, 51-vjeçari qëllon me armë zjarri ndaj banesës së ish-kunatit

Gazeta Si – Një 51-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia e Mirditës pasi qëlloi me armë zjarri në drejtim të një banese. Ngjarja është regjistruar në fshatin Nerfushaz. Ka qenë pronari i shtëpisë, një 30-vjeçar që ka njoftuar policinë.

“Menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Nga këqyrja u konstatua një dëmtim në murin e banesës, i shkaktuar nga përdorimi i armës së zjarrit”, njoftoi policia.

Nga hetimet, autoritetet zbuluan se autori i dyshuar, Luan Vukaj, është vëllai i ish-bashkëshortes së 30-vjeçarit dhe që e gjithë ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti familjar.

Madje autori i dyshuar ishte shpallur në kërkim po një ditë më parë, pasi e kishte dhunuar ish-kunatin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë