Ka ndodhur

Mirditë, 37-vjeçari kanos me thikë pronarin e lokalit dhe më pas godet policin

Gazeta Si – Një 37-vjeçar me inicialet L.D., ka kanosur me thikë pronarin e një lokali në Rubik të Mirditës pas një konflikti për motive të dobëta me të.

Gjatë ndërhyrjes së policisë, 37-vjeçari në gjendje të dehur i ka kundërshtuar ata me forcë, ka goditur me grusht njërin prej tyre dhe është larguar me vrap.

Më pas, ai është larguar, por arratisja nuk ka zgjatur shumë pasi u arrestua menjëherë. Në momentin e kapjes, atij iu gjetën 2 thika, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprat penale “Kanosja”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja e armëve të ftohta”, “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë