Gazeta Si – Një 49-vjeçar është dhunuar dhe kanosur me armë zjarri nga dy persona në ambientet e karburantit që kishte në pronësi në Mirditë.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur, pasi dy personat në fjalë kishin refuzuar të paguanin për furnizimin e automjetit të tyre me karburant.
Si rezultat i veprimeve hetimore, janë identifikuar autorët e dyshuar të këtij rasti, 29-vjeçari me iniciale K.M., alias K.B. dhe 28-vjeçari me iniciale A.S. Ky i fundit është aktualisht në kërkim nga Policia e Tiranës për një tentativë vrasje.
Me qëllim lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të autorëve, po kryhen kontrolle intensive, si dhe po hetohet për të përcaktuar itinerarin e lëvizjes së automjetit të 2 të rinjve pas largimit nga karburanti. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Lezhës, për hetime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.