Politike

Miratohet ngritja e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion, 74 vota pro, 6 deputetë të opozitës votuan kundër, pjesa tjetër bojkotoi

Nga Gazeta Si- Kuvendi ka miratuar me 74 vota pro, 6 kundër dhe asnjë abstenim ngritjen e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion.

PD e Rithemelimit kryesuar nga Gazment Bardhi bojkotuan votimin, ndersa 5 prej tyre votuan kunder; Ervin Saljani, Lindita Metaliaj, Elda Hoti, Ilda Dhori dhe Albana Vokshi. Kunder votoi edhe deputeti i opozitës Agron Shehaj i shkëputur nga PD. Bojkotoi votimin edhe grupi i deputeteve “Basha”.

Nuk pati asnjë abstenim

Komisioni i Posaçëm do te përbëhet nga 11 anëtarë, nga të cilët 6 janë përfaqësues të shumicës parlamentare dhe 5 përfaqësues të opozites

Emrat e anëtarëve të tij do të përcaktohen me vendim të Kuvendit.

Komisioni i Posaçëm do të zhvillojë veprimtarinë e tij në një afat kohor 10 mujor, me te drejte shtyrje.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë