Nga Gazeta 'SI'- Indeksimi i pensioneve do të jetë me 4.1%, njoftoi ministri i Ekonomisë Blendi Gonxhe.
Pas mbledhjes së qeverisë, Gonxhe doli në një konferencë për mediat ku tha se janë 791 mijë pensionistë përfitues nga ky indeksim. Sipas llogaritjes, pensionet urbane mesatare rriten me 752 lekë, ndërsa ato rurale me 453 lekë.
Ministri i MEKI theksoi se aktualisht po shqyrtohet bonusi i fundvitit, teksa në tetor do të nisë komunikimi me institucionet përkatëse për të siguruar funksionimin e kësaj skeme.
“Nga fundi i vitit me një bonus që do të jetë i rishikuar, me një rritje e më tej me një dialog e komunikim të gjerë që do të filloj nga mesi i muajit tetor me disa institucione dhe palët e interesuara që do na nxjerrë në një rishikim e rezultatet për të gjeneruar rritje të të ardhurave të kësaj skeme”, tha ministri.
Gonxhe theksoi se pensionistët janë në fokus të qeverisë, për t’i siguruar atyre një jetesës sa më të denjë. Ai tha se po rishikohet e gjithë skema e pensioneve, për t’i ofruar më shumë të ardhura të moshuarve, por edhe personave me pensione të posaçme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.