Gana është vendi i parë që miraton një vaksinë të re të malaries që është përshkruar si një “hap gjigand” nga shkencëtarët që e zhvilluan atë.
Vaksina, e quajtur R21, është jashtëzakonisht efektive, ndryshe nga cdo vaksinë që është zhvilluar deri më tani.
Rregullatorët e Ganës kanë vlerësuar të dhënat përfundimtare të provës mbi sigurinë dhe efektivitetin e vaksinës dhe kanë vendosur ta përdorin atë.
Organizata Botërore e Shëndetësisë po shqyrton gjithashtu miratimin e vaksinës edhe për vende të tjera.
Malaria vret rreth 620,000 njerëz çdo vit, shumica prej tyre fëmijë të vegjël dhe zhvillimi i një vaksine ka qenë prej shekujsh synimi i shkencëtarëve.
Të dhënat nga studimet paraprake treguan se vaksina R21 ishte deri në 80% efektive kur jepej si tre doza fillestare dhe një përforcuese një vit më vonë.
Por përdorimi në masë i vaksinës varet nga rezultatet e një prove më të madhe që përfshin gati 5000 fëmijë.
Autoriteti i Barnave i Ganës, i cili ka parë të dhënat, ka miratuar përdorimin e vaksinës tek fëmijët e moshës nga pesë muaj deri në tre vjeç.
Adrian Hill, drejtor i Institutit Jenner në Universitetin e Oksfordit, ku u shpik vaksina, thotë se vendet afrikane po mendojnë të përdorin vaksinën tek fëmijët.
Gana ka filluar të ndërtojë edhe një fabrikë ku do të prodhohen vaksinat.
Hill tha se Gana, si vendi i parë që miratoi vaksinën, përfaqëson një "një moment historik të rëndësishëm në përpjekjet tona për të luftuar malarien në mbarë botën".
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.