Politike

Miratohet me 73 vota pro në Kuvend ‘Paketa e Maleve’

Projektligji “Për paketën e maleve” është miratuar këtë të enjte në Kuvend me 73 vota pro, 1 kundër dhe 1 abstenim.

Projektligji për “Paketën e Maleve”, ka për objekt përcaktimin e procedurave dhe të rregullave të posaçme për: shpalljen e zonave malore me përparësi zhvillimi; zhvillimin e pasurive shtetërore të poseduara pa titull pronësie nga subjektet private në këto zona, në harmoni me rregullat e legjislacionin për planifikimin dhe zhvillimin e territorit; kalimin e pronësisë përmes shitjes me tarifën simbolike 1 euro të këtyre pasurive të paluajtshme shtetërore, të cilat rezultojnë të jenë në posedim faktik të poseduesve jopronarë. Pas regjistrimit të kontratës së shitjes, pronari dhe investitori që ka lidhur marrëveshje me të kanë të drejtë të aplikojnë përkatësisht për pajisjen me leje ndërtimi, për pjesën e sipërfaqes në posedim për të cilën është lidhur kontrata, në përputhje me parashikimet e këtij ligji dhe të legjislacionit në fuqi për planifikimin dhe zhvillimin e territorit, për aq sa këto të fundit nuk bien në kundërshtim me këtë ligj. Leja e ndërtimit miratohet nga KKTU-ja.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë