Politike

Miratohet lista e anëtarëve të Komisioneve Parlamentare. Emrat i kalojnë seancës për votim

Nga Gazeta ‘Si’- Në Konferencën e Kryetarëve, janë miratuar listat e anëtarëve dhe anëtarëve zëvendësues të komisioneve të përhershme parlamentare.

Në mbledhje u depozituan emrat e propozuar nga tre grupet parlamentare të opozitës, ndërsa Partia Socialiste kishte paraqitur propozimet e saj në mbledhjen e mëparshme të Konferencës.

Kujtojmë se demokratët, pavarësisht kundërshtive dhe vonesës, dorëzuan të martën emrat e përfaqësuesve të tyre për strukturat e reja të Kuvendit, duke përfshirë komisionet e përhershme dhe delegacionet ndërkombëtare.

Pas shqyrtimit, çështjet u kaluan për miratim në seancën plenare, ku do të votohet për përbërjen e plotë të komisioneve të përhershme, si dhe për anëtarët zëvendësues, në përputhje me përfaqësimin politik në Kuvend.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë