Parlamenti ka miratuar ligjin që i hap rrugë miratimit të procedurës së veçantë për projektimin dhe ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës me kompaninë amerikane “Bechtel International”.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, tha se ndërtimi i këtij hidrocentrali do të reduktojë përmbytjet në zonën e nën Shkodrës si dhe do të sjellë një rritje të kapaciteteve edhe për tre HEC-et e tjera të kaskadës së Drinit.
Referuar në studimet e kryera deri më tani nga KESH, vlera e investimit parashikohet që të arrijë në 550 mln dollarë.
Sipas ligjit kontrata do të ndahet në dy faza.
Ne fazën e parë, do të përfshihen në kontratë aktivitetet paraprake të punës që do t’i mundësojnë Bechtel-it të paraqesë një propozim tek Autoriteti Kontraktues për projektimin dhe ndërtimin e këtij hidrocentrali.
Gjithashtu do të ndihmojë ministrinë dhe qeverinë shqiptare në sigurimin e mbështetjes financiare për projektin.
Kontrata e fazës së dytë konsiston në projektimin dhe ndërtimin e hidrorocentralit të Skavicës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




