Politike

Miratohen ndryshimet në Kodin Zgjedhor, PD bashkon votat me PS, aleatët i dalin kundër (votat dhe cilët deputetë votuan kundër)

Kodi Zgjedhor është miratuar në Parlament me 106 vota pro dhe 2 kundër.

Kuvendi miratoi të premten në mbrëmje vonë, ndryshimet në Kodin Zgjedhor me dakordësinë e dy partive të mëdha PD e PS.

Fillimisht gjatë votimit në parim, ndryshimet në Kod u miratuan me 105 vota pro dhe 8 vota kundër nga opozita konkretisht Enkelejd Alibeaj, Lulzim Basha, Dashnor Sula, Seladin Jakupllari, Merita Bakiu, dhe aleatëve Dashamir Shehi, Agron Duka e Fatmir Mediut.

Me votat kundër të mazhorancës dhe mospjesëmarrjen në votim të grupit të PD-së u rrëzuan edhe propozimet e Fatmir Mediut dhe Lulzim Bashës. Ndërsa u miratuan në bllok përfshirja me detyrim e kuotës gjinore si në listat e hapura ashtu edhe ato të fiksuara.

Drafti në terësi mori 106 vota pro dhe dy kundër të deputetëve Enkelejd Alibeaj dhe Dashnor Sula. Në sallë vijuan të qëndrojnë deputetët e PL që votuan pro.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë