Nga Gazeta ‘Si’- Grupi Parlamentar i PD ka depozituar 32 amendamente për buxhetin e 2025. Kryetari i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi thotë se 32 amendamentet e PD sigurojnë mirëqenien minimale të qytetarëve.
Përmes një postimi në Facebook ku ka renditur 32 amendamentet e PD, Bardhi thotë se “Buxheti i Shtetit i miratuar nga mozharonca ka prioritet financimin e aferave korruptive”.
“Me qëllim që Buxheti i Shtetit 2025 të mos jetë Buxheti i mirëqenies së Edi Ramës dhe një grushti njetëzish pranë tij, por të jetë Buxheti i qytetarëve dhe që siguron mirëqenien minimale të tyre, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar 32 amendamente”, shkruan Bardhi ne Facebook.
1. Pezullimim e të gjitha prokurimet për investime publike luksi të qeverisjes qëndrore, deri në momentin e miratimit me ligj të masës financiare të minimumit jetik në Republikën e Shqipërisë – SALI BERISHA
2. Ndalimin e çdo pagese për shpenzime operative luksi të qeverisjes qëndrore, deri në momentin e rritjes reale të pensioneve – SALI BERISHA
3. Caktimin e minimumit jetik 200 euro (20 mije leke) – FLAMUR NOKA
4. Rritja e pensioneve 5-fishimi i fondit te propozuar (nga 1.6 ne 8 miliarde leke) – GAZMENT BARDHI
5. Parashikimi i fondeve për bonusin e vitit 2025 për pensionistët – GAZMENT BARDHI
6. Rritja e fondeve për ish- pronarët – OERD BYLYKBASHI
7. Tre-fishimi i fondeve per ish te perndjekurit (nga 1.2 miliarde leke ne 4.2 miliarde leke). – GRETA BARDELI
8. Rritja me 1% te PBB-se te buxhetit te arsimit (rritje graduale me 1% cdo vit). – EDMOND SPAHO
9. Rritja me 1% te PBB-se te buxhetit te shendetesise (rritje graduale me 1% cdo vit). – TRITAN SHEHU
10. Pezullimi i pagesave buxhetore per tre PPP-te ne shendetesi (pervec dializes). – ALBANA VOKSHI
11. Shtimim e fondit prej 1 miliard lekë për qeset tumorale – ALBANA VOKSHI
12. Shtimin e 0.5 miliard lekë për rimbursimin LMC – ALBANA VOKSHI
13. Rritja me 10% e pagave te gjithe administrates publike (pervec pagave te drejtuesve te larte). – SORINA KOTI
14. Rritja me 20% te pagave ne shendetesi. – SORINA KOTI
15. Rritja me 20% te pagave te mesuesve dhe pedagogeve. – INA ZHUPA
16. Kerkimi shkencor, fond te dedikuar prej 2 miliarde leke. – INA ZHUPA
17. Rritja e fondeve te ilaceve te onkologjikut (10% te akcizave duhan alkol, jo me pak se 15 mln euro shtese). – ZHENI GJERGJI
18. Rritja me 50% te fondeve per barnat e rimbursueshme (60 mln euro shtese). – ZHENI GJERGJI
19. Rritja e transfertes se pakushtezuar per bashkite, nga 1% ne 1.5% te GDP-se (shtese 13 miliarde leke). – XHELAL MZIU
20. Pakete mbeshtetese financiare per prodhuesit vendas 5 miliarde leke (kompensim nga shfuqizimi i euros). – JORIDA TABAKU
21. 120 mln euro subvencione per fermeret, blegtoret dhe agroindustrine. – BLEDION NALLBATI
22. Pergjysmimi i shp.operative te qeverisjes qendrore (pa cenuar shp jetike, sigurise dhe vendimet gjyqesore te formes se prere). – EMILIA KOLIQI
23. Trefishimi i fondeve per mirembajtjen e rrugeve. – FLAMUR HOXHA
24. Pagesë për paruket dhe materialete tjera të nevojshme për zonjat që vuajmë nga sëmudje të kancerit – NJË GRUP ZONJASH DEPUTETE TË PD
25. Shtesë 3 miliard leke per te perballuar efektet financiare te pensionit te minatorëve – TRITAN SHEHU
26. Pezullimin e pagesave për të gjitha PPP dhe koncesionit, dhe fondet të shkojnë për ndërtim shkolle, hapjen e nyjeve lidhese me autostradën Thumanë-Kashar, për programe mbështetëse për të rinjtë, për fëmijët, dhe për arsimin profesional – ANDIA ULLIRI
27. Ndalimin e menjëhershëm të pagesave për inceneratorët që nuk ekzistojnë apo janë jashtë funksioni – LUAN BAÇI
28. Shtimin e 500 milion lekë për të mbuluar kostot direkte që pacientet duhet të përballojnë gjatë trajtimit të tyre shëndetësor dhe mjekësor për logopedi, fizioterapi apo mbështetje psiko-sociale – ERALDA BANO
29. Shtimin e 1 miliard lekë për një mbështetje konkrete financiare për studentët me të ardhura familjare të ulta, dhe sidomos të studentëve që vijnë nga familje që të adhurat i kanë në nivelet e pagës minimale, si dhe për të caktuar dhe paguar vlerën financiare të dietës ushqimore për mësuesit dhe punonjësit psiko-sociale që punojnë në distancë të konsiderueshme nga vendbanimi i tyre – ERALDA BANO
30. Dyfishimi i fondit të bonusit të lindjeve për vitin 2025 në vlerën prej 4.5miliardë lekë dhe në vijim ky fond të indeksohet çdo vit në masën sa norma indeksit të çmimeve të konsumit – LINDITA METALIAJ
31. Fondi i kontingjencës prej 5 miliardë lekë do tëshpërndahet si kompensim financiar ndaj banorëve pronat e të cilëve janë përmbytur ne vitin 1975 nga Hec Fierzës – ISUF ÇELA dhe FLAMUR HOXHA
32. Rritjen me 2.5 miliardë leke të buxhetit 2025 per Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, me qëllim perballimin e kostove te punësimit të 2500 logopedëve për Femijët me Autizëm – ELDA HOTI
33. Financimi nga të ardhurat e privatizimeve të ish të përndjekurve politik – BUJAR LESKAJ
34. Shtimi i fondeve për të përndjekurit në masën jo më pak se 0.2 % e PBB – BUJAR LESKAJ.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.