Kombetarja

Miqësorja misterioze mbyllet në barazim, Balaj shënon për Shqipërinë

Gazeta Si – Kombëtarja shqiptare, ose më saktë një seleksion nga Superiorja, ka barazuar 1-1 në Abu Dabi me Arabinë Saudite. Një miqësore misterioze kjo për tifozët shqiptarë, të cilët nuk patën mundësi ta shikonin ndeshjen, sepse ajo nuk u transmetua nga asnjë televizion.

Trajneri Reja hodhi në fushë nga minuta e parë këta lojtarë: Kastrati, Gurishta, Bitri, Turkaj, Marku, Mala, Deliu, Muçolli, Hadroj, Cikalleshi dhe Xhixha.

Shqiperia para ndeshjes me Arabine. Gazeta Si, 26 tetor 2022

Pjesa e parë u mbyll në avantazhin e vendësve, të cilët shënuan me penallti. Sapo nisi pjesa e dytë, kur në fushë u futën edhe lojtarët me përvojë të Kombëtares, Roshi e Balaj, kuqezinjtë gjetën barazimin. Sulmuesi shkodran shënoi pas pasimit të mesfushorit fierak.

Më 9 nëntor Shqipëria do të luajë një tjetër miqësore me Katarin. Kjo ndeshje do të zhvillohet në Spanjë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë