Kombetarja

Miqësorja me Katarin/ Reja kthen Abazajn, pastaj të gjithë nga Superiorja

Gazeta Si – Trajneri Reja shpalli sot listën e lojtarëve të grumbulluar për miqësoren me Katarin, që zhvillohet më 9 nëntor në Spanjë. Këtë herë ka më shumë lojtarë nga Superiorja se ndaj Arabisë Saudite.

Reja ka kthyer Kristal Abazajn, i cili është edhe i vetmi lojtar që luan jashtë vendit. A aktivizohet në Turqi me Istanbulspor.

Lista për miqësoren me Katarin. Gazeta Si, 4 nëntor 2022

Mungojnë në krahasim me miqësoren e fundit ‘veteranët’ Balaj, Cikalleshi dhe Roshi. Mungojnë po ashtu Selmani, Kastrati e Muçolli, pasi nuk kanë marrë leje nga klubet e tyre.

Herald Marku, Serxho Ujka, Mario Dajsinani dhe Arbin Zejnullai janë emrat e rinj nga Superiorja që bëjnë pjesë në listën e italianit.

Miqësorja me Katarin do të luhet në Marbela më 9 nëntor, në orën 18:30. Me shumë mundësi, edhe këtë herë ndeshja e Kombëtares nuk do të ketë mbulim televiziv.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë