Kombetarja

Miqësorja e Shqipërisë me Katarin u manipulua, FIFA merr sinjale të forta

Gazeta Si – Ndeshjet miqësore të Katarit para nisjes së Kupës së Botës kanë qenë të manipuluara. Lajmi i bujshëm vjen nga britanikja “Daily Mail”. Dhe një nga këto miqësore Katari e luajti me Shqipërinë më 9 nëntor, në Spanjë, ku kuqezinjtë humbën 1-0.

Sipas kësaj gazete, një nga partnerët e integritetit të FIFA-s e ka sinjalizuar atë në lidhje me numrin e lartë të penalltive të akorduara në favor të Katarit në këto miqësore. Ekzaktësisht kështu ndodhi dhe në miqësoren me Shqipërinë, ku Katari fitoi me një penallti.

Kryeartikulli i ‘Daely Mail’ per ndeshjet e manipuluara te Katarit. Gazeta Si, 19 nentor 2022

Qëllimi, siç shkruan ‘Daily Mail”, ka qenë që Katari të përmirësojë sa më shumë imazhin para nisjes së Botërorit. Por gjithçka duket se ka qenë e porositur dhe dyshimet bëhen edhe më të forta, kur mendon se për këto ndeshje ka munguar mbulimi televiziv.

Në ndeshjen me Katarin kuqezinjtë u paraqitën me një skuadër me lojtarë të marrë nga Superiorja. Tani del në skenë manipulimi i mundshëm, që prish imazhin e Katarit, por edhe të Shqipërisë, sigurisht.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë