Kombetarja

Miqësoret e marsit, kuqezinjtë do ta presin Gjeorgjinë në “Air Albania”

Përcaktohen stadiumi dhe ora e miqësores me Gjeorgjinë, një nga ndeshjet testuese që Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë në muajin mars. Ndeshja në fjalë do të luhet në stadiumin “Air Albania”, më 29 mars, në orën 18:00.

Do të jetë një ndeshje, që do t’i shërbejë trajnerit Edi Reja para Ligës së Kombeve, që nis në muajin qershor. Kujtojmë që Shqipëria tashmë bën pjesë në Ligën B dhe ka rënë në grup me Rusinë, Islandën dhe Izraelin.

Nga nje ndeshje mes Shqiperise dhe Gjeorgjise. Gazeta Si, 1 shkurt 2022

Në mars kuqezinjtë do të luajnë edhe një tjetër miqësore, atë me Spanjën. Më 26 mars Shqipëria do të përballet me një nga skuadrat më të mira europiane në stadiumin e Espanjolit, në orën 19:00.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë