Futboll

Miqësoret e luksit/ Brazili mposht Anglinë, Gjermania thyen Francën për 7 sekonda

Gazeta Si – Nga miqësoret e luksit për kombëtaret më të mëdha bie në sy humbja e Anglisë në ‘Wembley’ ndaj Brazilit. Sfida u vendos nga ‘baby’ fenomeni i Real Madrid (nga qershori), Endrik. Ai realizoi golin e fitores me portën e boshatisur.

Kjo miqësore e prolifit të lartë nisi mirë për 5 herë kampionët e botës, të cilët e mbyllën skuadrën e Southgejt në gjysmëfushën e saj. Më pas të zotët e shtëpisë e morën veten me dyshen Foden-Belingam. Anglezët shtuan presionin në fundin e pjesës së parë, por rrezikuan të pësonin në minutën e 35-të, kur Paketa goditi shtyllën.

Pjesa e dytë nisi me Anglinë në kërkim të golit, kurse Brazili shrytëzoi kundërsulmet dhe në një të tillë gjeti golin e fitores. Pas një sulmi të shpejtë të skuadrës së drejtuar nga Dorival, Endrik e depozitoi topin në rrjetë.

Një tjetër miqëosre luksi u luajt në Lion, mes dy skuadrave të mëdha europiane, si Franca dhe Gjermania. Ka befasuar skuadra e trajnerit Nagelsman me një fitore 0-2.

Virtz shënoi golin e parë për gjermanët vetëm pas 7 sekondash nga starti i ndeshjes. Kai Havert dyfishoi shifrat sapo nisi pjesa e dytë. Franca, pavarësisht ndërrimeve të bëra nga trajneri Didier Deshamp, i cili hodhi në fushë lojtrë me përvojë, si Zhiru, Teoa Hernandez e Kamavinga, nuk mundi të shënonte në këtë ndeshje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë