Kombetarja

Miqësore për menaxherët, Reja me sulmin e Partizanit sot ndaj Katarit

Gazeta Si – Në histori do të mbetet si një miqësore e Kombëtares shqiptare me Katarin, por realisht është e vështirë të quhet edhe Kombëtarja B. Ata që do të përfaqësojnë sot Shqipërinë janë një seleksion i Superiores dhe për më tepër jo ai më i miri.

Është një miqësore që mund t’u shërbejë më shumë menaxherëve të futbollit dhe lojtarëve në planin individual, sepse për Kombëtaren nuk ka ndonjë vlerë. Nëse Reja, një trajner me mijëra ndeshje në stol, do të ndjekë një element të Superiores që i shërben vërtet, fare mirë mund ta shohë atë në një ndeshje zyrtare të kampionatit.

Nga seanca stervitore e kuqezinjve ne Spanje. Gazeta Si, 9 nentor 2022

Deklaratat e italianit për ‘shanse për Kombëtaren’ janë vetëm diplomatike. Gjithsesi, sot ai do të drejtojë këtë grup lojtarësh me fanellën kuqezi ndaj ekipit që pret Botërorin. Ndeshja luhet në Spanjë dhe nis në orën 18:30.

Skema e italianit mbetet gjithmonë 3-5-2-shi, që nis me Shalën në portë. Në mbrojtje sot do të luajnë Gurishta, Janku dhe Turkaj. Për të kaluar në mesfushë, ku gjejnë hapësirë Hadroj dhe Hakaj nga krahët, ndërsa në qendër pritet të aktivizohen Kallaku, Ujka dhe Rrapaj.

Në sulm është menduar të luajë dyshja e Partizanit, e përbërë nga Tedi Cara dhe Xhuljano Skuka. Bashkë me Rrapajn dhe Hadrojn, Partizani do të ketë sot katër titullarë të tij me fanellën kuqezi.

Formacioni i mundshëm
Shala
Gurishta Janku Turkaj
Hadroj Rrapaj Ujka Kalllaku Hakaj
Cara Skuka


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë