Kombetarja

Miqësore me Bullgarinë më 17 tetor, ndeshja luhet në ‘Air Albania’

Gazeta Si – Kombëtarja shqiptare do të luajë një ndeshje miqësore me Bullgarinë më 17 tetor. Nga FSHF nuk ka asnjë njoftim në fakt, por lajmi konfirmohet nga Federata Bullgare e Futbollit, që ka zyrtarizuar miqësoret në program, një nga të cilat me kuqezinjtë.

Ndeshja në fjalë do të luhet në stadiumin ‘Air Albania’ dhe trajneri Silvinjo do të ketë mundësi të testojë të tijtë, kryesisht lojtarët e stolit, pak ditë pas ndeshjes me Çekinë, e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024.

E gjithë vëmendja aktualisht është te dy ndeshjet e radhës, që zhvillohen në muajin shtator. Shqipëria shkon së pari në Çeki dhe më pas pret Poloninë në Tiranë. Janë dy ndeshjet që vendosin për kualifikimin e mundshëm ose jo në Europian. Kuqezinjtë mbajnë vendin e dytë në grup, me 6 pikë pas 3 ndeshjeve të para.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë