Nga Gazeta Si- E pyetur për mungesën e Brakiterapisë në QSUT prej muajsh tashmë, Ministrja e Shëndërësisë Evis Sala tha në Komisionin e shëndetësisë se është duke u punuar me prodhuesit e pajisjes për ta vënë në punë, duke mos dhënë një afat kohor se kur do të vihet në punë.
Brakiterapia është trajtim që bëhet pas rrezatimit të jashtëm në pacientet me kancer të qafës së mitrës, në rastet e avancuara kryesisht. Indikacionin e vendos mjeku gjinekolog onkolog dhe e aplikon radioterapeuti.
Mjekët më herët kanë thënë për Gazetasi.al se nuk janë vënë në dijeni se pse po vonon mirëmbajtja e një trajtimi që është jetësor për pacientet.
Sipas raportit të auditit të KLSH mungesa e brankiterapisë ka shkaktuar mos trajtimin për 600 gra paciente me CA gjinekologjik me radioterapi, fakt ky që përbën një rrezik për shëndetin e tyre.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



