Politike

Ministrja e Financave “pranon” denoncimin e LSI për skemat e mashtrimit me TVSH: Nuk është fenomen i ri. Janë shtuar nga 2017-a

Nga Gazeta “SI” – Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj në një konferencë shtypi shpjegoi se denoncimet për skema evazioni tek inceneratorët, janë tashmë lajm i vjetër.

Ministrja tha se administrata tatimore ka referuar 20 subjekte dhe 24 individë përgjegjës për skema mashtrimi, gjatë vitit 2018, në Prokurori.

“Janë krijuar subjekte fiktive me qëllim përfitimin e TVSH-së, këto subjekte blinin dhe shisnin me kompani të krijuara dhe ato që i shisnin përfitonin duke shkarkuar inventarin e tyre pranë subjekteve, ndërkohë që subjektet fiktive i shisnin produkte në varësi të fushës së veprimi, me qëllim kreditimin e TVSH-së, fryrjen e shpenzimeve dhe mospagesën e TVSH-së.”

LEXO EDHE:
– Evazion fiskal me inceneratorët, ‘milionerja’ e moshuar flet nga azili: Më mashtruan dhe firmosa. S’e njoh Klodian Zoton
– Hetimet për inceneratorët, dy pensionistët ‘milionerë’ do të pyeten nga SPAK
– Kryemadhi publikon dokumente të reja, tregon si kryhej evazioni fiskal me inceneratorët

Sipas, Ibrahimajt, këto dukuri janë shtuar pas vitit 2017 dhe që nga ai vit janë 34 subjekte që janë referuar nga hetimi tatimor pranë prokurorisë ku kanë qenë të përfshira 141 subjekte, që i janë referuar pranë Prokurorisë.

“Sa i përket punimeve të inceneratorit, ne jemi përgjegjës jo vetëm për koncesionet, por edhe për të ndjekur ecurinë e kontratave koncesionare, sa i përket Bashkisë së Tiranës, faza aktuale është në fazën e operimit dhe ndërtimit, punimet e përfunduara zënë ,ë pak se 20% dhe janë funksionale pajisjet e kapanonit të selektimit që është në punim e sipër”, – tha ministrja.

Konferenca e ministres lidhet me denoncimin e kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi, para dy ditësh, e cila foli për evazion fiskal përmes një rrjeti kompanish anonime të lidhura me kompanitë e inceneratorëve në një vlerë rreth 30 mln eurosh.

“I gjithë sistemi ka funksionuar me një mbikëqyrje perfekte nga kryeministri. Nëse do kishim hetim tatimor që do hetonte do shikonte që frutat ekzotike janë shndërruar në asfalt. Të gjithë materialin ia kemi bërë gati prokurorisë së posaçme. Për të 24 kompanitë do të informojmë prokurorinë në mënyrë që ata të mos bëjnë asgjë tejtër, por vetëm të verifikojnë. Të verifikojnë edhe këta 94-95 vjeçarët që kanë blerë biznese 30 milionë dollarë”, u shpreh Kryemadhi më 4 korrik.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë