Ka ndodhur

Ministrja e Arsimit infektohet me Covid-19

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, rezulton e prekur me COVID-19.

Lajmin e ka bërë me dije vetë ministrja Kushi nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”.

Ajo shprehet se është karantinuar dhe po përmbush detyrat e saj nga shtëpia, teksa apelon tek të gjithë për respektimin e masave anti-COVID me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit.

“Të dashur miq,

Pas testimit për COVID-19, ju informoj se kam rezultuar pozitive. Aktualisht jam karantinuar, duke ndjekur të gjitha udhëzimet e mjekëve dhe do të vazhdoj t’i përmbush detyrat nga shtëpia.

Ju bëj thirrje të gjithëve, të respektoni të gjitha rregullat dhe protokollet në fuqi, për parandalimin e përhapjes së virusit. Uroj shumë shëndet për ju dhe familjet tuaja!”, shkruan ministrja Kushi.

Në vendin tonë nuk ndalen shifrat e larta të pandemisë. Edhe në 24 orët e fundit, numri i viktimave dhe i rasteve të reja ka qenë i lartë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë