Ka ndodhur

Ministria e Shëndetësisë shkarkon sanitaren e COVID2 për korrupsion

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka shkarkuar një sanitare tē spitalit “Shefqet Ndroqi” për korrpusion.
Rasti I sanitares me iniciale T.A është bërë publik sot në emisionin investigativ “STOP”.
“Ministria e Shëndetësisë i ka kërkuar drejtorisë së spitalit “Shefqet Ndroqi” shkarkimin e menjëhershëm nga detyra të sanitares duke e dënuar me forcë këtë veprim.”- citohet në njoftimin e dikasterit të shëndetësisë.
Ministria i kërkon autoriteteve kompetente, të kryejnë sa më parë hetimin e këtij rasti, për ta çuar atë deri në fund.
Ministria thekson se “Akti i izoluar i një punonjëseje të papërgjegjshme, nuk mundet kurrësesi të njollosë punën e jashtëzakonshme dhe sakrificën e mijëra mjekëve dhe infermierëve në të gjithë Shqipërinë, në këtë kohë të vështirë të pandemisë.”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë