Sociale

Ministria e Shëndetësisë: 6 humbje jete dhe 475 qytetarë të infektuar, 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 6 qytetarë: 3 qytetarë nga Fieri të moshave 52-80 vjeç, 1 qytetar nga Kolonja 68 vjeç, 1 qytetare nga Lushnja 68 vjeçe, 1 qytetar nga Berati 70 vjeç,
Gjithashtu janë kryer 3244 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 475 qytetarë, në këto bashki:
198 qytetarë në Tiranë, nga 24 qytetarë në Fier, Durrës, 21 në Shkodër, 17 në Lushnje, nga 15 qytetarë në Vlorë, Sarandë, nga 14 qytetarë në Elbasan, Kamëz, 12 në Berat, 10 në Divjakë, nga 8 qytetarë në Kurbin, Krujë, nga 7 qytetarë në Korçë, Dimal, nga 6 qytetarë në Lezhë, Librazhd, nga 5 qytetarë në Gjirokastër, Kukës, nga 4 qytetarë në Kavajë, Gramsh, nga 3 qytetarë në Skrapar, Tepelenë, Mallakastër, Tropojë, Has, Vau i Dejës, nga 2 qytetarë në Pukë, Mirditë, Shijak, Vorë, Rrogozhinë, Himarë, Përmet, Pogradec, Peqin, nga 1 qytetar në Cërrik, Poliçan, Kuçovë, Kolonjë, Devoll, Maliq, Finiq, Konispol, Delvinë, Selenicë, Patos, Roskovec, Dibër, Fushë-Arrëz, Malësi e Madhe. 
"Janë 7360 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 169 pacientë, nga të cilët 20 janë në gjendje më të rënduar.Janë shëruar 657 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 164,524 që nga fillimi i epidemisë," thuhet në njoftim.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             3268
Durrës             864
Fier                  707
Shkodër          610
Vlorë               389
Elbasan           353
Lezhë              291
Gjirokastër      222
Berat               216
Kukës              157
Korçë              148
Dibër               135


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë