Sociale

Ministria e Shëndetësisë: 6 humbje jete dhe 128 raste të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 6 humbje jete në 24 orët e fundit, 3 qytetarë nga Durrësi, 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetarë nga Malësi e Madhe, të moshave 67 – 88 vjeç.
Ndërkaq, janë kryer 2789 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 128 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 34 raste në Tiranë, 17 raste në Durrës, 12 raste në Korçë, 10 raste në Shkodër, 7 raste në Fier, Vlorë, 5 raste në Skrapar, 4 raste në Devoll, Sarandë, Vau Dejës, 3 raste në Kukës, Lezhë, 2 raste në Pukë, Librazhd, Gjirokastër, Gramsh, Libohovë,1 rast në Kurbin, Lushnje, Mallakastër, Dibër, Patos, Dropull.
“Në 24 orët e fundit janë shëruar 712 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 105,728 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 149 pacientë, 10 në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar”, ka njoftuar Ministria.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 17297
Fier 1888
Durrës 722
Shkodër 622
Gjirokastër 425
Korçë 548
Vlorë 304
Elbasan 246
Kukës 217
Dibër 165
Berat 81
Lezhë 37


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë