Nga Gazeta ‘Si’-Ministria e Mbrojtjes e Serbisë i ka hedhur poshtë si “gënjeshtra plotësisht të neveritshme dhe flagrante” deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili tha se sulmin ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit e kreu “Klani i Novi Sadit” i udhëhequr nga ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç.
Në një përgjigje pas deklaratave të Kurtit, Ministria serbe i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar për ta ndaluar “menjëherë fushatën nxitëse dhe të ndyrë mediatike të kryeministrit të institucioneve të përkohshme të vetëqeverisjes në Prishtinë” ndaj Serbisë dhe zyrtarëve të saj.
Ministria serbe i cilësoi deklaratat e liderit kosovar si “qëllim për të shkatërruar çdo mundësi për qetësimin e tensioneve në krahinën tonë jugore.”
“Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura Serbe do të mbeten të përkushtuara ndaj roleve të tyre kushtetuese dhe ligjore për të ruajtur sigurinë dhe jetën paqësore të të gjithë qytetarëve të Serbisë”, thuhet në komunikatë.
Kurti theksoi se “grupi terrorist në arrati i udhëhequr nga Millan Radoiçiç po qëndron në Rashkë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




