Nga Gazeta Si – Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka identifikuar pesë shtetas shqiptarë që ndodhen në Izrael për momentin, teksa vijojnë sulmet me raketa nga Irani.
Tre prej tyre janë me status turisti, thotë ministria, ndërsa dy të tjerë me qëndrim të përkohshëm. Ata janë në kontakt me ambasadën shqiptare në Tel Aviv dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.
“Deri tani nuk ka asnjë raportim për qytetarë shqiptarë të lënduar apo të dëmtuar”, njoftoi ministria.
Ministria thotë se po ndjek situatën me prioritet dhe vëmendje të veçantë. Ajo njofton se për shkak të situatës fluturimet janë ndërprerë.
Ndërkohë për çdo nevojë emergjente apo informacion shtesë, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka vendosur disa numra kontakti.
“Për çdo informacion shtesë dhe nevoja emergjente, lutemi të kontaktoni Ambasadën Shqiptare në Tel Aviv në numrat e emergjencës: +972 54 480 6601 dhe +972 54 904 2813”, njoftoi MEPJ.
Kujtojmë se të premten Izraeli ndërmori një sulm ndaj Iranit duke goditur objektiva ushtarake dhe bërthamore të Teheranit zyrtar. Irani është kundërpërgjigjur me sulme me raketa.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.