Biznes

Ministria e Energjisë: Do të analizojmë kërkesat e shoqatave për liberalizimin e tregut energjitik

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në një deklaratë ka thënë se kërkesat e 11 shoqatave të biznesit do të analizohen për një qasje më pozitive dhe më vonë do të publikojë qëndrimin e saj.

Më herët gjatë ditës së sotme, 11 shoqatat e biznesit në vend, publikuan 5 kërkesa për qeverinë, teksa kundërshtuan daljen në treg të lirë të energjisë.

Sipas deklaratës së bizneseve, liberalizimi i tregut energjitik do të sjellë kosto dhe vështirësi më shumë për vetë ato dhe konsumatorët.

Pa dhënë detaje, shoqatat lanë datën 24 dhjetor si afat të fundit për negociata, duke paralajmëruar veprime të tjera.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë