Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviç deklaroi se sipas tij kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po shkakton kaos, duke iu referuar situatës në veri.
Për TV Pink, Vuçeviç u shpreh se “Kurti është i gatshëm që t’i shkojë deri në fund marrëzisë së tij.”
Sipas tij, deklaratat e zëdhënësit të Komisionit Evropian, Peter Stano janë “irrituese”.
“Nëse dikush dëshiron të studiojë boshllëqet e fjalorit burokratik administrativ, atëherë njoftimet e Stanos janë ideale. Kemi ulur gatishmërinë luftarake të ushtrisë, kemi reduktuar praninë e saj në lëvizjen drejt vijës administrative, por na mjafton, Zoti na ruajt. Ne qetësohemi dhe ndikojmë sa të mundemi në komunitetin serb në Kosovë, gjë që është gjithnjë e më e vështirë sepse ata janë të persekutuar.
Kurti është një fanatik që vepron në mënyrë të paarsyeshme, jeton për idetë që janë katastrofike, gjenocidale ndaj popullit tonë në Kosovë”, theksoi ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




