Nga Gazeta ‘Si’- Izraeli do të shtojë sulmet kundër Iranit si rezultat i sulmeve të vazhdueshme me raketa, thotë Israel Katz, duke paralajmëruar se republika islamike do të paguajë një “çmim të rëndë”.
“Pavarësisht paralajmërimeve, të shtënat vazhdojnë – si pasojë, sulmet e IDF-së në Iran do të intensifikohen dhe zgjerohen në objektiva të tjerë në sektorë që ndihmojnë regjimin të zhvillojë dhe përdorë mjete ushtarake kundër civilëve izraelitë. Ata do të paguajnë një çmim të rëndë, një çmim gjithnjë e më të rëndë, për këtë krim lufte”, tha Katz në një video të publikuar nga zyra e tij.
Sipas Reuters, më shumë se 1.900 njerëz janë vrarë dhe të paktën 20.000 të tjerë janë plagosur në Iran që nga fillimi i sulmeve amerikane dhe izraelite.
Lideri i opozitës izraelite, Yair Lapid, e paralajmëroi mbrëmë qeverinë e vendit të tij për herë të parë se lufta po merrte shumë pasoja.
“ IDF është e tendosur deri në limitin e saj dhe më tej. Qeveria po e lë ushtrinë të plagosur në fushën e betejës”, tha Lapid, duke përsëritur një paralajmërim të dhënë një ditë më parë nga shefi i ushtrisë, gjenerallejtënant Eyal Zamir.
“Qeveria po e dërgon ushtrinë në një luftë shumëfrontëshe pa një strategji, pa mjetet e nevojshme dhe me shumë pak ushtarë”, tha Lapid.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje