Futboll

Ministri i Shëndetësisë frenon futbollin: S’jam i sigurtë nëse la Liga do të rinisë

Premtimi për një rikthim të kampionatit në Spanjë përpara verës “do të ishte i pakujdesshëm”. Kështu ka deklaruar ministri spanjoll i shëndetësisë, Salvador Illa, në nisje të konferencës për shtyp në lidhje me zhvillimin e pandemisë së koronavirus në vendin iberik.

Salvador Illa

“Për momentin nuk mund të jap një përgjigje pozitive nëse futbolli profesionist mund të rifillojë aktivitetin e tij para verës” ka sqaruar zyrtari i qeverisë spanjolle, “do të ishte e pakujdesshme të thuhet nga ana ime”. Illa është treguar i rezervuar mbi projektin e Liga që ka po mendon të testojë të gjithë lojtarët për të rifilluar stërvitjet dhe pastaj ndeshjet, të ndaluara që nga 12 marsi. Koronavirus deri tani në Spanjë ka shkaktuar vdekjen e 23mije personave, ndërsa izolimi është në fuqi deri në 9 maj.

Rifillimi, siç ka bërë të ditur El Mundo Deportivo, pritet të bëhet me katër faza: e para, stërvitjet do të bazohen në kontrollet mjekësore, e dyta në stërvitjet individuale, e treta në stërvitjet në grupe jo më shumë se 8 lojtarë dhe e katërta me stërvitje kolektive. Objektivi është ai për të realizuar dy fazat e fundit (kthimi në qendrat sportive) duke nisur nga 4 maji, duke respektuar rregullat e rrepta të higjienës, kryerjen e testeve ditore dhe duke qëndruar të blinduar në grumbullim për të paktën 15 ditë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë