Ekonomi

Ministri i ri turk i Financave u jep shpresë investitorëve se do të stabilizojë ekonominë. A do ta lejojë Erdogan?

Ministri i ri i Financave në Turqi, është betuar për politika racionale pas disa vitesh ku dëshirat e pazakonta të Erdoganit dobësuan ekonominë 900 mld dollarëshe dhe zhvlerësuan monedhën vendase në nivele rekord.

“Transparencë, konsistencë, parashikueshmëri dhe pajtueshmëria me normat ndërkombëtare do të jenë parimet tona kryesore në qëllimin e rritjes së mirëqenies” tha Mehmet Simsek.

“Turqia nuk ka zgjidhje tjetër. Ne do të prioritizojmë stabilitetin makro-financiar”.

Simsek më herët ka qenë zëvendës kryeministër dhe ministër financash para se të largohej nga qeveria në 2018-n. Erdogan e riktheu atë në kabinet këtë të shtunë, si pjesë e politikave tashmë racionale të Turqisë, duke larguar ato të pazakontë që shkatërruan tregjet, nxitën një krizë jetese dhe larguan investitorët e huaj.

“Emërimi i Mehmet Simsk  rrit shpresat se politika monetare do t’i kthehet vijës logjike” shkruan Goldman Sachs në një njoftim.

Simsek dhe zyrtarë të tjerë janë betuar të luftojnë për të futur ekonominë turke në një rrugë të sigurt. Inflacioni ka kaluar 40% dhe rezervat monetare janë dobësuar në një fushatë për të ushqyer lirën, tashmë të zhvlerësuar me 67%.

“Reduktimi i inflacionit në vlera një shifrore dhe reduktimi i deficitit buxhetor janë qëllimet tonë afatmesme”, tha Simsek.

Ish-ministri i Financave atje, Nebati ndoqi politika të lira duke rritur shpenzimet dhe duke ulur përdorimin e monedhave të huaja në vend.  Pak para zgjedhjeve, Erdogan rriti pagën minimale dhe atë të sektorit publik në Turqi, si edhe shpërndau karburant falas. Ekonomistët u frikësuan për një tjetër valë inflacioni.

Investitorët po presin nëse Erdogan do të vendosë përsëri në vend të Guvernatorit.

Një çështje tjetër është nëse Erdogan do të jetë i gatshëm t’i përmbahet programit nëse banka qendrore zbaton rritjen e mprehtë të normave që ekonomistët thonë se janë të nevojshme.

Goldman parashikon se lira do të dobësohet ndjeshëm nga pak më pak se 21 TL në dollar në 28 TL gjatë vitit të ardhshëm edhe me politikën ekonomike drejtuese të Simsek.

Simsek, një ish-strateg i lartë i obligacioneve Merrill Lynch, i cili vlerësohet mirë nga investitorët e huaj, la postin e tij si zëvendëskryeministër në vitin 2018 kur presidenti emëroi dhëndrin e tij Berat Albayrak si ministër të financave.

Albayrak u fajësua për djegien e dhjetëra miliarda dollarëve në rezerva valutore gjatë dy viteve të tij në rol në një përpjekje të pasuksesshme për të frenuar një krizë valutore, ndërsa banka qendrore uli ndjeshëm normat e interesit.

Ekonomistët shqetësohen se një situatë e ngjashme mund të ndodhë përsëri nëse Erdogan humbet durimin me një program rregullimi ekonomik.

“A do të përfshijë ndonjë ndryshim i politikës pavarësi më të madhe të bankës qendrore dhe norma më të larta interesi apo kjo do të jetë një përpjekje gjysmë e gatshme?” tha Liam Peach në Capital Economics në Londër. “Me sa duket, Simsek ka kërkuar politikë më të shtrënguar monetare si pjesë e marrëveshjes së tij, por do të ishte ende një surprizë për ne nëse Erdogan heq dorë nga kontrolli i plotë.”/FinancialTimes


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë