Politike

Ministri holandez kundër dhunës në protesta: Për negociatat presim raportin

Holanda është kundër dhunës në protesta dhe daljes së opozitës nga Parlmaenti. Ky qëndrim është shprehur nga ana e ministrit të Drejtësisë, Ferdinand Grapperhaus, gjatë një konference për shtyp që pati në Tiranë homologen shqiptare Etilda Gjonaj.
“Më vjen keq që kemi pasur raste dhune në Shqipëri në disa protesta. U bëj thirrje të gjithëve që të marrin masa për protesta të paqme. Po ashtu, më vjen keq që opozita ka marrë vendimin të djegë mandatet. Por më vjen keq, që kemi pasur raste dhune në Shqipëri në disa protesta, u bëj thirrje që të sigurohen për protesta në paqe, brenda limiteve të shtetit të së drejtës. Më vjen keq që opozita ka marrë vendimin për të djegur mandatet, dalja nga kuvendi shkon kundër parimeve demokratike. Parlamenti është vendi, baza, themeli për trajtimin e çështjeve”, deklaroi ministri holandez.
Për Holandën është ende herët pasja e një vendimi për mbledhjen e qershorit të Këshillit të Ministrave të Bashkimit Europian për çeljen apo jo të negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në BE.

“Holanda vijon që ta mbështesë të ardhmen Europiane të Shqipërisë. Ekipe të përbashkëta për të luftuar krimin mes dy vendeve. E inkurajoj Shqipërinë që të vijoj të tregojë rezultate të prekshme. Do të flas me kolegët e mi në qeveri dhe mbresat që më ka lënë qeveria. Ne do të punojmë së bashku. Ne duhet të luftojmë krimin e organizuar ndërkombëtar, me kriminelë shqiptarë, holandezë dhe nga vende të tjera të botës. Jam i impresionuar nga ajo si Shqipëria është zhvilluar në dekadat e fundit dhe vijon. Unë jam besimplotë se këto janë zhvillime pozitive që do të vijojnë edhe në të ardhmen e afërt. Ne duhet të presim për raportin e progresit të Komisionit Europian që do të dalë në maj. Të presim këtë raport dhe ne si qeveri do t’i diskutojmë bashkë me Parlamentin tonë në Holandë”, tha ministri holandez.
Kjo vizitë e zyrtarit të lartë të Holandës pritet të jetë shërbejë edhe si tablo për qeverinë e tij në lidhje me ecurinë e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë