Kosova

Ministri francez: Çështja e Kosovës mund të shkaktojë përçarje në BE

Nga Gazeta ‘Si’-Ministri francez për Çështjet Evropiane, Jean-Noel Barrot, tha sot se Franca mendon se në këtë fazë ekziston rreziku që çështja e Kosovës të shkaktojë përçarje ndërmjet vendeve në Këshillin e Europës.

Sipas tij “kjo çështje duhet të shqyrtohet më vonë, kur të kalojë rrugën që ne besojmë se kërkohet për ta kaluar atë”.

Ai u tha gazetarëve para seancës së Këshillit të Ministrave se Franca është një nga anëtarët e Këshillit të Europës që e njeh Kosovën dhe beson se në të ardhmen Kosova do të jetë pjesë e KiE-së.

“Megjithatë, Franca mendon se në këtë drejtim, Kosova ende duhet të kalojë një rrugë të caktuar dhe Franca është në dispozicion për ta shoqëruar Kosovën në atë rrugë”, tha Barrot, duke lënë të nënkuptohet se çështja e Asociacionit është kusht për rrugën tutje të Kosovës për në KiE.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë