Ka ndodhur

Ministri Çuçi inkurajon operacionin “Bregdeti Ynë”: Shkelësit para ligjit

Pak orë pas nisjes së operacionit “Bregdeti Ynë”, ministri i Brendshëm ka theksuar se të gjithë personat që kanë shkelur ligjin do të përballen me drejtësinë.

Në një postim në rrjetet sociale, ai shprehet se operacioni do të vijojë gjatë gjithë vijës bregdetare për të çliruar çdo hapësirë të zaptuar.

“Ka nisur në Ksamil e Velipojë shembja e ndërtimeve pa leje. Operacioni “Bregdeti Ynë” do të vijojë përgjatë gjithë vijës bregdetare, për të çliruar çdo hapësirë të zaptuar dhe për të vënë para përgjegjësisë shkelësit e ligjit”, shkruan ai.

Operacioni “Bregdeti Ynë”, ka nisur këtë të hënë me dy prej zonave më të bukura turistike në vend, Ksamilin në ekstremin jugor si dhe Velipojën në veri.

Operacioni, i paralajmëruar si prioritar nga autoritetet qeveritare, do të përfshijë në zonën e Velipojës, shembjen e 15 objekteve të ndërtuara pa leje në bregdet, ndërsa në Ksamil janë parashikuar rreth 30.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë