Kosova

Ministrat e mbrojtjes të vendeve të NATO-s diskutojnë sot edhe për Kosovën në Bruksel

Nga Gazeta ‘Si’-Sot në Bruksel do të mbahet takimi dyditor i ministrave të mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s, ku një nga temat do të jetë situata në Kosovë pas ngjarjeve në Banjskë më 24 shtator.

Në takimin, i cili do të drejtohet nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, 30 ministra të mbrojtjes të vendeve anëtare do të diskutojnë sfidat e shumta me të cilat përballet Aleanca e Atlantikut të Veriut.

Në nisje të këtij takimi Stoltenberg ka folur për praninë e Aleancës veri-atlantike përmes misionit të saj KFOR.

“Kemi rritje të tensioneve në Kosovë prandaj është e rëndësishme që NATO-ja ka rritur praninë e saj në Kosovë”, ka thënë ai.

Pas ngjarjeve në Banjskë, NATO-ja vendosi të përforcojë forcat e KFOR-it, fillimisht me 200 ushtarë britanikë, e më pas me po aq ushtarë rumunë.

Temat në rendin e ditës pritet të jenë lufta në Ukrainë dhe si të ndihmohet Kievi që t’u rezistojë sulmeve ruse dhe të bëjë përparim në kundërofensivë, veçanërisht gjatë dimrit që po vjen dhe sulmeve gjithnjë e më të shpeshta të Moskës ndaj energjisë së Ukrainës dhe sulmit ndaj Izraelit nga grupi militant palestinez Hamas ka zhvendosur sërish fokusin e publikut ndërkombëtar në Lindjen e Mesme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë