Futboll

Minifutboll/ Shqipëria mund Spanjën, kualifikim historik në gjysmëfinale

Gazeta Si – Kombëtarja shqiptare e minifutbollit ka arritur një sukses sot historik, duke u kualifikuar për në gjysmëfinale të ‘EuroCup’. Skuadra jonë mundi 2-1 Spanjën në ndeshjen e fundit në Grupin C dhe siguroi kalimin e grupit, gjë që nuk kishte ndodhur kurrë më parë.

Asnjëherë më parë Shqipëria e minifutbollit nuk e ka kaluar fazën e grupeve. Kuqezinjtë e nisën ndeshjen shumë mirë, duke realizuar 2 gola, fillimisht me Gledis Nuzën dhe më pas me Endri Kacën.

Spanja ngushtoi rezultatin në minutën e 35-të, me anë të Rodriguez, por pa e vënë në rrezik fitoren e Shqipërisë. Kuqezinjtë presin të mësojnë kundërshtarin e gjysmëfinales, që do të dalë nga sfida mes Gjeorgjisë dhe Qipros.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë