Minatorët janë mbledhur sërish sot para Kuvendit ku po protestojnë për pensionet dhe statusin e veçantë që sipas tyre, u është premtuar prej vitesh.
Teksa parashtruan kërkesat e tyre, minatorë dhe ish-minatorë kanë ndaluar deputetin socialist, Erion Braçe. Ky i fundit i ka dëgjuar nga afër shqetësimet e tyre.
“Pensioni ynë nuk duhet të jetë nën 700 mijë lekë. Marrim pension qesharak.”, dëgjohet teksa thotë një prej minatorëve.




Minatorët protestuan edhe një javë më parë para Kuvendit ku deklaruan se pensionet që marrin nuk u dalin as për ilaçe.
Gjatë protestës së një jave më parë kishte edhe tensione pasi minatorët tentuan të futeshin në Kuvend që të dëgjoheshin nga deputetët por nuk janë lejuar nga policia.
Statusi i minatorit përfshin sigurimin e jetës për minatorët, rritjen e pagave, rritjen e pensionit dhe garantimin e kujdesit shëndetësor.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




