Ngjarje

Minatorët protestë para Kuvendit: Grevë urie nëse nuk na plotësohen kërkesat

Nga Gazeta Si- Një grup minatorësh kanë protestuar jashtë parlamentit ndërkohë që po mbahej seanca e radhës parlamentare.

Kërkesa e tyre është e njëjtë: Të miratohet Statusi i minatorit.

Statusi i minatorit përfshin sigurimin e jetës për minatorët, rritjen e pagave, rritjen e pensionit dhe garantimin e kujdesit shëndetësor.

Minatorët kanë paralajmëruar se do të vazhdojnë me veprime të tjera nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen, duke vendosur një periudhë kohore prej dy javësh për një përgjigje nga autoritetet.

Nëse nuk marrin asnjë reagim brenda këtij afati, ata kanë paralajmëruar se do të kalojnë në grevë urie për të shprehur më tej pakënaqësinë e tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë